TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Presim nga Qeveria ta mundësojë konsolidimin e institucioneve në komunat veriore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Izmir Zeqirin dhe Ilir Pecin për fitore në zgjedhjet e sotme në komunat në Zveçan dhe Zubin Potok.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe qytetarët të cilët sipas tij, “i besuan PDK-së”, përcjell teve1.info

“Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok, në zgjedhjet e sotme lokale për katër komunat e pjesës veriore të vendit. I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka theksuar se është e rëndësishme që procesi i sotëm ka qenë i rregullt dhe i qetë, megjithëse siç thotë ai, është shqetësues fakti që “situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”.

Ai po ashtu ka shtuar që tani presin nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat në veri.

“PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë – ky është edhe misioni ynë. Bashkë për Kosovën!”, është shprehur tutje Krasniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të cilat janë mbajtur sot në katër komunat në veri të vendit.

Sipas KQZ-së, në Leposaviq zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 73.5%, në Zubin Potok ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me 52.1%, në Zveçan ka fituar PDK-ja me 60% dhe në Mitrovicë të Veriut ka fituar LVV-ja me 66.5%. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Murati akuzon partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit

Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

IKSHPK alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

IKSHPK alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Murati akuzon partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit

Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

Trump shkarkon bordin e pavarur që mbikëqyr Fondacionin Kombëtar të Shkencës

Trump shkarkon bordin e pavarur që mbikëqyr Fondacionin Kombëtar të Shkencës

Haaland nuk largohet nga City

Haaland nuk largohet nga City

Liderët e Gjirit organizojnë samit emergjent në Arabinë Saudite për të diskutuar tensionet rajonale

Liderët e Gjirit organizojnë samit emergjent në Arabinë Saudite për të diskutuar tensionet rajonale

Ja sa libra mund të lexonit nëse nuk do të ishit në TikTok

Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

Presidenti finlandez kundërshton paralajmërimin e Tuskut për sulm rus në Evropë brenda muajsh

Presidenti finlandez kundërshton paralajmërimin e Tuskut për sulm rus në Evropë brenda muajsh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën