TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti gjerman: I gjithë procesi i dialogut mund të shembet

Eksperti i çështjeve politike për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, nuk e vlerëson si historike marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij shumë çështje mbeten të pazgjidhura dhe procesi mund të kthehet në pikën zero për shkak të situatës së ndjeshme në pjesën veriore në prag të zgjedhjeve lokale.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eksperti gjerman: I gjithë procesi i dialogut mund të shembet

Eksperti gjerman: I gjithë procesi i dialogut mund të shembet

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, e vlersësoi si historike marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Por të njëjtin mendim me Escobar nuk e ndanë, bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber.

Weber vlerëson se marrëveshjet karakterizohen me më shumë paqartësi sesa që në të vërtetë janë historike.

“Marrëveshja e Brukselit edhe aneksi i zbatimit të Ohrit karakterizohen me më shumë paqartësi  sesa që janë vërtet historike. Janë lënë të hapura shumë pyetje në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të reja si dhe marrëveshjeve të vjetra, ndërsa në veri të Kosovës situata vazhdon të jetë komplekse”, ka thënë Weber për Tëvë 1.

Njohësi i çështjeve politike për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, nuk e përjashton mundësinë që procesi i dialogut të dështoj tërësisht, për shkak se në veri të vendit është një situatë tepër e ndjeshme, dhe Perëndimi nuk ka arritur të siguroj pjesëmarrjen e Listës Serbë në zgjedhjet lokale që do të mbahen  këtë diele.

“Duke qenë se para çdo fillimi të zbatimit ne përjetojmë një përshkallëzim të ri, të mëtejshëm në veri, nuk mund të përjashtohet plotësisht si mundësi që i gjithë procesi të shembet. Fakti që do të shohim zgjedhje në veri pa e siguruar Perëndimi pjesëmarrjen e Listës Serbe tregon qartë se dialogu nuk është në rrugën e duhur. Në këtë sfond, takimi i 2 majit në Bruksel duket më shumë si një takim tjetër krize, e jo një takim për zbatimin e marrëveshjes”, është shprehur ai.

Takimi i ardhshëm i nivelit të lartë mes dy delegacioneve do të zhvillohet me 2 maj në Bruksel.

Ndërmjetësit e këtij procesi po presin hapa konkretë nga palët në vënien në zbatim të pikave të marrëveshjes.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori

Tags: dialoguWeber
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

​Tentim-vrasje në Lipjan, plagoset një person me armë zjarri

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve

Dy persona hynë ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, njëri prej tyre ishte një vajzë e mitur

Dy persona hynë ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, njëri prej tyre ishte një vajzë e mitur

Në pyllin e një fshati në Novobërdë gjenden 233 fishekë, dyshohen se kanë mbetur nga lufta në Kosovë

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën