TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cakolli: Problem legjitimiteti në praktikë që do ta kenë kryetarët e rinj në veri

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Cakolli: Problem legjitimiteti në praktikë që do ta kenë kryetarët e rinj në veri

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore në aspektin demokratik thotë që Kosova fatmirësisht nuk e aplikon legjislacionin e kriterit minimal të daljes në zgjedhje.

Cakolli në emisionin “Ditari”, ka thënë se mjafton që një votues të dalë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të votojë njërin nga kandidatët, që më pas i njëjti të njihet ligjërisht si kandidat fitues.

“Fatmirësisht, Kosova nuk e aplikon legjislacionin e kriterit minimal të daljes në zgjedhje, pra nuk ekziston një kuotë apo pragu minimal i votuesve që duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që zgjedhjet të konsiderohen të ligjshme. Mjafton edhe vetëm një votues i vetëm të dalë në zgjedhje dhe të votojë për njërin prej kandidatëve në mënyrë që i njëjti ligjërisht të njihet si kandidati fitues”, tha ai në Tëvë1.

Sipas Cakollit problemi qëndron te legjitimiteti në praktikë që do të kenë kryetarët e rinj.

“Problemi qëndron te legjitimiteti në praktikë që do të kenë kryetarët e rinj. Pra, është vështirë e besueshme që një kryetar p.sh., shqiptar i cili ka fituar më pak se dy apo tre për qind të elektoratit që është i paraparë për atë komunë do të mundej që efektivisht ta ushtrojë mandatin e tij, përkatësisht të formojë drejtoritë, t’i emërojë drejtorët dhe të ofrojë shërbime. Është absolutisht e papranueshme që në një komunë, ku komuniteti serb p.sh., në Zubin Potok ku ka përqendrim më të madh përbën 99.5 për qind të popullsisë një kryetar i zgjedhur me një grusht votash nga disa zona apo fshatra shqiptare në këto komuna do të mundej që edhe të ketë qasje fizike në objektin e komunës e lere më të flasim për ushtrim efektiv të mandatit ligjor”, deklaroi ai mes tjerash.

Ai ka thënë se procesi i zgjedhjeve nuk mund të shtyeht në pafundësi, duke shtuar se edhe shtyrja për herë të parë nuk ka pasur bazë ligjore, por që më shumë është bërë nga vlerësimi i situatës së sigurisë.

Zgjedhjet në katër komunat veriore me shumicë serbe pritet të mbahen më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të cilët kanë kundërshtuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS. /teve1.info/

Tags: Eugen CakolliIDKZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën