Është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, raporton teve1.info
Marrëveshjen e nënshkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Sipas kësaj marrëveshjeje, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Kryeministri Abazoviq i cili e ka filluar vizitën e tij zyrtare në Kosovë, paraprakisht u prit nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ia ndau edhe “Çelësin e Prishtinës”.