TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 400 mësimdhënës kosovarë, me probleme shëndetësore

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sistemit arsimor në Kosovë pritet t’i bashkohen edhe mësimdhënës nga diaspora

Foto ilustruese

Për mirëqenien e mësimdhënësve me probleme shëndetësore, është kërkuar në vazhdimësi nga Sindikata e Arsimit që të mbështeten, e herë pas here të lirohen edhe nga detyra.

Vitin e kaluar Ministria e Arsimit pati ndarë një grant prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, nga i cili përfituan rreth 300 mësimdhënës. Por, për këtë vit ende nuk dihet nëse ka vazhduar mbështetja për ta, ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.

Shumë mësimdhënës, të cilët kanë probleme shëndetësore, janë shprehur se kanë nevojë të mbështeten financiarisht, pasi trajtimi i tyre kushton shumë. Ata nuk pranuan të flasin për arsye të tyre personale, por jashtë mikrofonit të Radios, treguan se e patën mirëpritur vendimin e Ministrisë vitin e kaluar për mbështetjen, i cili ua ka lehtësuar mbulimin e problemeve. Ndërkohë, Sindikata e Arsimit, e cila mbron të drejtat e mësimdhënësve, në vazhdimësi ka kërkuar që të lehtësohet puna për këtë kategori të mësimdhënësve. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se vitin e kaluar Ministria e Arsimit siguroi mjete prej 1 milion e 700 mijë eurosh, për të mbështetur këta mësimdhënës.

“Kuptimi ka qenë që ata të merren me sëmundjet e tyre, shërimin, ndërsa në vend të tyre të vijnë kolegët e rinj që ishin të papunë. Kjo gjë filloi mbarë. Sivjet nuk kemi informacione dhe ka disa vërejtje në disa komuna, që kjo nuk po realizohet. Uroj që MASHT të vazhdojë këtë veprim që e kemi duartrokitur vitin e kaluar. Uroj që edhe në vitin 2023, MASHT të ndajë mjete të mjaftueshme, pasi këta mësimdhënës nuk kanë asnjë mundësi, sepse shëndeti i tyre është i rënduar. Ata në klasë patën shkuar për të ruajtur vendin e punës dhe për të ruajtur pagën për të ushqyer fëmijët e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj, tha se këta mësimdhënës duhet të lirohen nga detyra, të marrin pagën, e të merren me sëmundjen e tyre. Ndërsa, theksoi se sipas të dhënave që kanë marrë nga DKA-të, numri i mësimdhënësve me probleme shëndetësore mund të jenë rreth 400.

Ndërkohë, Rinor Qehaja, nga “Instituti EdGuard”, tha se mirëqenia e mësimdhënësve është përgjegjësi institucionale.

“Mësimdhënësit me probleme shëndetësore që janë prezentë në sistemin arsimor, duhet të përkrahen, të vazhdohet të përkrahen dhe të kemi një legjislacion të qëndrueshëm, që garanton këtë përkrahje. Nuk guxojmë që asnjë mësimdhënës me shëndet jo të mirë të imponohet për të prezantuar në klasë. Jemi të interesuar në mirëqenien e çdo mësimdhënësi, por në të njëjtën kohë edhe në cilësinë e rritur të mësimdhënies në klasë”, ka thënë Qehaja.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për Radio Kosovën, nëse do të vazhdojë mbështetjen për mësimdhënësit me probleme shëndetësore. Vitin e kaluar pati ndarë grantin prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa pat premtuar se do të punojnë në infrastrukturën ligjore, që secili mësimdhënës ta kryejë punën e vet pa shqetësimet që ia sjell shëndeti.

Tags: mesimdhenesitprobleme shëndetësoreSindikata e Arsimit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën