TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBAShK: Shqetësuese ulja e numrit të nxënësve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mësojnë në shkollat paralele serbe, duan bursa nga shteti

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e sheh si shqetësues rënien e numrit të nxënësve dhe ikjen e mësimdhënësve nga vendi.

Për këtë të fundit, Jasharaj thotë se aktualisht nuk është problem por që me kalimin e viteve mund të sjellë pasoja të mëdha për arsimin në Kosovë.

Shqetësuese e sheh edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Jasharaj e Qehaja kërkojnë nga Qeveria që të reflektojnë në këtë drejtim.

Sipas Jasharajt, shqetësues është edhe rënia e numrit të nxënësve nëpër shkolla.

Ai thotë se është rrezik që të mbyllet ndonjë shkollë si mungesë e nxënësve.

“Nataliteti është se do të na krijojë probleme në të ardhmen, është një rrezik për krejt Kosovën dhe do të na qesë në hall në të ardhmen e afërt me mbyllje të paraleleve, me mbyllje të ndonjë shkolle, pastaj shteti dhe ne duhet të kemi kujdes se këta njerëz nuk mund t’i hedhim në rrugë, nga ana tjetër po them duke parë një zhgënjim të mësimdhënësve me Ligjin e Pagave duke parë një presion të vazhdueshëm që iu bëhet, një fyerje publike që iu bëhet madje kemi deklarata të individëve që Qeveria nuk distancohet se po prodhojmë analfabetë se këta nuk janë punëtorë të mirë, mësimdhënësi në të ardhmen e afërt duke parë pagën e tij që nuk është në nivel, duke parë gjithë këtë presion dhe kërkesat që iu bëhen pa iu ofruar kushte pune, ata mund të vendosin ose ta ndërrojnë profesionin brenda Kosovës, ose më e keqe se kjo t’i marrin familjet si shumë të tjerë dhe të shkojnë jashtë, për të bërë punë çfarëdo po për një jetë më të mirë”, thotë Jasharaj.
Mirëpo, këtë trend të uljes së nxënësve në sistemin parauniversitar në Kosovë, nuk e sheh si befasues Rinor Qehaja, drejtor në Institutin “EdGuard”.

Qehaja ka kritika për mungesë të reagimit institucional për rënien e numrit të nxënësve.

“Numri në rënie i nxënësve nuk është befasuese, pra ka projeksione statistikore nga Agjencia e Statistikave për vite më radhë që na thërrasin për këtë. Ajo çka është befasuese është mungesa e një reagimi institucional për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe strategjike për këtë problematik. Ajo zgjidhje vije kur pikë së pari kemi një analizë të dhënave, pra një evidencë se kush është numri i saktë i nxënësve në shkollat tona, kush është numri i saktë karshi numrit të mësimdhënësve , karshi hapësirave shkollore dhe vetëm atëherë mund të krahasojmë me projeksione statistikore demografike për me ardh tek një dokument, nacional që do të na jepte një rrugëtim mbi strukturimin e shkollave në nivel vendi”, tha Qehaja./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Për herë të pestë sot, Kurti e Abdixhiku takohen për çështjen e presidentit

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancës plenare

Qeveria në detyrë miratoi buxhetin 2026 – Shoqëria Civile e quan vendim të paligjshëm

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Për herë të pestë sot, Kurti e Abdixhiku takohen për çështjen e presidentit

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancës plenare

Qeveria në detyrë miratoi buxhetin 2026 – Shoqëria Civile e quan vendim të paligjshëm

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell dhe vranësira të shpërndara

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën