TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçiencë të energjisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçiencë të energjisë

Në kuadër të planit emergjent prej 75 milionë euro që përkrahet nga Bashkimi Evropian, Ministria e Ekonomisë këtë vit do të fillojë zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë që arrijnë vlerën prej 15 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur ministrja Artane Rizvanolli në takimin ku u diskutua për masat e pakos emergjente për përballje me krizën energjetike evropiane dhe masat e efiçiencës së energjisë.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të mbështesin qytetarët pas vendimit të fundit për rritje të çmimit të energjisë.

“Mbështetja jonë ndaj qytetarëve do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovatë në muaj, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet në asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë. E me rreth 9 milionë euro kemi rinovuar e bërë efiçiente 70 ndërtesa publike. Shkolla, çerdhe të fëmijëve, qendra shëndetësore e stacione të zjarrfikëseve, duke e rritur kështu komforin e duke e ulur konsumin e energjisë. Gjatë dimrit që tashmë po e lëmë pas kemi parë rezultate të menjëhershme të këtyre masave të cilat i kemi ndërmarrë si qeveri, falë mbështetjes së bashkëpunimit me Bashkimin Evropian këto masa të dëshmuara po e shumëfishojnë e ashtu edhe përfitimet për qytetarët e për bizneset e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ndihma buxhetore prej 75 milionë euro, për ballafaqim me krizën energjetike është jetësim i kërkesave të Kosovës e i përkrahjes së Bashkimit Evropian për sektorin energjetik.

“Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate të cilët e përdorin për interesa të ngushta e në dëm të të përgjithshmes pikërisht këtë krizë energjetike të Evropës. Mirëpo kjo krizë ka rezultuar gjithashtu në një solidaritet drejt një sektori energjetik më të bashkuar e më të fortë për Evropën si tërësi por edhe për Ballkanin Perëndimor. Këtë e kemi kërkuar me ngulm në të gjitha takimet e forumet ku kemi prezantuar republikën tonë në përballje me krizën e përbashkët të jemi front i bashkuar si në vlera e qëndrime ashtu edhe në masa e vendime”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se përmes masave kanë mbështetur mbi 9 mijë familje duke ua subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje gjatë muajve të dimrit.

Gjithashtu, ai ka thënë se për të nxitur kursimin e energjisë dhe për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, me mbi 120 milionë euro të ndara kanë subvencionuar direkt faturat e energjisë elektrike për 208 mijë familje kursimtare, si dhe kanë subvencionuar tarifat e reja për secilën familje dhe biznes në vend që nga shkurti i vitit 2022.

E ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se masa për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike për të gjitha familjet që e kursejnë atë kishte synim të zvogëlonte importin, të ruante ambientin dhe fuqinë blerës të familjes.

Në këtë takim, nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është thënë se për dy vitet e fundit kanë mbështetur kompanitë me rreth 40 milionë euro dhe 100 projekte, prej të cilave disa janë që ndërlidhen me energjinë efiçiente dhe krijimin e kushteve për kursimin e energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën