Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat veriore.
Sipas KQZ-së, për komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të drejt vote do të kenë 45 mijë e 95 votues apo 1 mijë e 345 qytetarë më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Zgjedhjet pritet të mbahen më 23 prill 2023.