TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Thaçit: Kemi ftuar Clarkun, Kouchnerin e të tjerë për të dëshmuar për pafajësinë e ish-presidentit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati i Thaçit: Kemi ftuar Clarkun, Kouchnerin e të tjerë për të dëshmuar për pafajësinë e ish-presidentit

Avokati, Gregory Kehoe pret që klienti i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi të shpallet i pafajshëm.

Pas përfundimit të seancës, ai u tha gazetarëve se provat e mbrojtjes tregojnë qartë që UÇK nuk kishte strukturë komanduese.

“Pritjet janë që klienti ynë të shpallet i pafajshëm. Natyrisht, ju i keni parë provat që kemi paraqitur. Është një rast që është paraqitur nga ZPS për komandimin dhe kontrollin, komandimin dhe kontrollin efektiv. Dhe unë mendova se provat që sollëm sot, tregojnë qartë se nuk kishte strukturë komanduese dhe kontrolli, dhe sigurisht jo një strukturë efektive kontrolli komandues. UÇK-ja vepronte në nivel bazë dhe vepronte me kontrollin e zonave operative, dhe komandantëve të zonave operative dhe nuk ishte një zinxhir komandues vertikal. Mendoj se e kemi bërë mjaft të qartë sot”, u shpreh Kehoe.

Më tej, ai tha se do të ftojnë si dëshmitar ish-zyrtarë ndërkombëtarë për të dëshmuar për pafajësinë e Thaçit.

“Për Joe Biden nuk e di nëse do të mund të vij sepse tash është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kemi ftuar figura të tjera si gjenerali Wesley Clark, ambasadori Kouchner dhe të tjerë të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën. Për shkak që Gjykata nuk ka lejuar që ata të dëgjohen më herët, shpresoj që ata të jetojnë sa më gjatë”, ka deklaruar avokati i Thaçit, Gregory Kehoe para mediave në Hagë.

Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili iu drejtua Speciales ku theksoi se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore por edhe ato vendore.

Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë. E për këtë avokati Kehoe ka thënë se ka ftuar disa figura të tjera të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën të cilët nuk janë lejuar më herët të dëgjohen nga Gjykata Speciale.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Trump i shkruan Osmanit: Kemi arritur shumë së bashku

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Tre punonjës shëndetësor kanosen në Podujevë

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, një i lënduar dy të arrestuar

Nafta sot 4 centë më lirë se dje

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Trump i shkruan Osmanit: Kemi arritur shumë së bashku

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Tre punonjës shëndetësor kanosen në Podujevë

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, një i lënduar dy të arrestuar

Nafta sot 4 centë më lirë se dje

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?

Partitë mbyllin diskutimet, fajësojnë njëra-tjetrën për presidentin – vendi drejt zgjedhjeve

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Çfarë tregoi ekzaminimi psikiatrit për dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt?

Sot në gjykatë merret vendimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën