TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Selimi: U bëra pjesë e një aktakuze nga Serbia, ishte edhe Adem Jashari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Selimi para Gjykatës: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Ish shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ish-anëtar i UÇK-së, Rexhep Selimi e ka mbajtur njw fjalim para Gjykatës Speciale, raporton teve1.info

Fillimisht, ai është deklaruar i pafajshëm në lidhje me krimet e pretenduara në aktakuzë.

“Ka pothuajse dy vjet e gjysmë që kur u njoftova se ndaj meje është ngritur aktakuzë ndaj Gjykatës Speciale. Nuk e prisja. Sido që rrodhën ngjarjet jemi këtu përballë një aktakuze që me të drejtë e konsiderojmë të pabazuar në fakte e argumente. Përballë kësaj aktakuze deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë”, tha Selimi.

Ai e vazhdoi rrëfimin duke thënë se në vitet e ‘90-ta nuk mund të hyje as në fakultete e bibloteka.

“Në fillim të viteve të 90-ta isha student në Filologji. Si kudo në Kosovë edhe në Universitetin e Prishtinës u përshkallëzua dhuna. Më kujtuan kur na dëbuan nga konviktet. Më 16 mars 1990 rreth Qendrës së Studentëve shihje blinda duke nxjerrë studentë jashtë. Nuk mund të hyje në fakultete as bibilotekë. Shqiptarët u larguan nga puna, nuk kishte më polic shqiptar, as mjek shqiptar, as nënpunës në administratë. Të rinjtë shqiptarë nuk mund të luanin as futboll, u mbyll televizioni në gjuhën shqipe, dhe u mbyllën gazetat”, ka deklaruar ai.

Selimi tha se gjatë asaj kohe të para luftës dhuna përshkallëzohej.

“Të rinjtë dërgoheshin me dhunë në Ushtrinë Jugosllave. Jo për të shërbyer, por për të na vrarë. Si sot më kujtohet kur bashkëmoshatarin tim Jetullah Desku e dërguan në ushtri, e më pas e kthyen në arkivol duke thënë se e ka vrarë vetën”, u shpreh Selimi.

Tutje, Selimi ka thënë se u bë pjesë e një aktakuze nga Serbia, dhe se aty ishte edhe Adem Jashari.

“Unë u bëra pjesë e një aktakuze nga Serbia dhe aty ishte edhe Adem Jashari. Unë nuk mund të qëndroja në shtëpinë time. U detyrova me dajën tim Mujë Krasniqin në tetor 1996 të largoheshim nga shtëpitë tona. Prej asaj kohe kryesisht qëndroja me familjen Jashari dhe jo vetëm. Aty qëndroja me Ademin, Shabanin, Hamzën, me fëmijët e asaj familje, Fitim, Besimin. Të gjithë këta fëmijë më pas u vranë. Më 5 mars 1998 filloi sulmi mbi familjen Jashari në Prekaz. Në ditën e sulmit nuk ndodhesha aty, prandaj jam gjallë. Përndryshe do ta kisha fatin e atyre që ranë atë ditë në tri ditë që njihen si tri ditët e Epopesë së UÇK-së”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën