TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çipa për sulmin ndaj TCH: Duhet parë në kontekstin e sjelljes problematike të pushtetit ndaj gazetarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çipa për sulmin ndaj TCH: Duhet parë në kontekstin e sjelljes problematike të pushtetit ndaj gazetarëve

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Shqipëri, ka thënë se sulmi me breshëri plumbash në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja e kësaj shtëpie mediale, është sulmi më i rëndë ndaj institucionit të medias në Shqipëri që nga fundi i viteve të 90-ta.

“Kjo është një ngjarje e rëndë, e pazakontë në historinë e medias shqiptare të ndodhur në 32 vite, përjashto rastet e ndodhura kryesisht në vitet 97’ dhe 98’”, ka deklaruar Çipa.

Ai ka vënë në dukje se kohëve të fundit ka pasur një krizë në Shqipëri sa i përket besueshmërisë mediatike dhe sjellje problematike të pushtetit karshi gazetarëve.

“Fakti që në periudhën e fundit në raportet midis medias, botës së krimit, politikës së shtetit ka pasur episode të cilat duket sikur po evidentojnë përditë edhe më tepër një krizë që ka të bëjë me integritetin dhe raportimin e mediave të lira, por edhe me atë sjellje problematike që politika dhe në mënyrë më të veçantë pushteti kanë ndaj mediave dhe gazetarëve. Shto dhe faktin tjetër që në realitetin e sotëm mediatik të Shqipërisë, ka një situatë krizuale që lidhet me besueshmërinë mediatike dhe me rritjen e rasteve dhe akuzave të ndërsjella që kanë të bëjnë me gjobvënien, shantazhimin dhe intimidimin”, ka deklaruar Çipa në Info Nata në Tëvë 1.

“Të gjitha këto janë pjesë e këtij konteksti që e bëjnë edhe më të jehonshme ngjarjen tronditëse të goditjes me breshëri nga një grup kriminal mbi institucionin e medias private, por edhe njëkohësisht në media me licencë kombëtare si Top Channel”, ka thënë gazetari Çipa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, 1.75 euro për litër

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet pa shenja jete një burrë në “Dragodan” të Prishtinës

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kosova synon medalje për vitin e 14-të rresht në Kampionatin Evropian të xhudos

Nis me fitore për xhudistet kosovare, Evropiani i xhudos në Tbilisi

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, 1.75 euro për litër

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet pa shenja jete një burrë në “Dragodan” të Prishtinës

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën