Është arrestuar një grua në Fushë-Kosovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se pas intervistimit, e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, raporton teve1.info.
“Fushë Kosovë 24.03.2023-15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.







