TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përvjetori i vrasjes së profesorit Latif Berisha

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Përvjetori i vrasjes së profesorit Latif Berisha

U bënë 24 vjet nga vrasja e poetit mitrovicas Latif Berisha.

Kur lufta për çlirimin e Kosovës mori hov të madh, më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet serbe, në Mitrovicë, kriminelët serbë e vranë profesor Latif Berishën, në pragun e shtëpisë së tij.

Latif Berisha ishte aktivist në lëvizjen gjithëshqiptare të Kosovës dhe ish-kryetar i LDK-së në Mitrovicë. Ai u lind më 18 qershor 1931 në Smrekonicë të Vushtrrisë. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa ato të mesme në Vushtrri e Prishtinë. Fillimisht më 1949, punoi mësues në shkollën fillore në Pantinë.

Këtu filloi të shkruajë poezi e disa prej tyre edhe t’i botojë në revistën letrare “Jeta e Re”. Në vitin 1951 punoi si inspektor në Sekretariatin për Arsim Kulturë dhe Shëndetësi dhe në ato vite kishte qenë edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve.

Më 1954, Latif Berisha punoi mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e ulët të Vushtrrisë, ndërsa më 1955 regjistrohet student i rregullt i Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Gjatë kohës së studimeve, më 1957 boti përmbledhjen e poezive “Tufa”. Aktiviteti i tij u dallua edhe në formimin e Shoqërisë letrare “Përpjekja” të studentëve shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit. Në qershor 1959, diplomoi në degën e Albanologjisë dhe pastaj punoi mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës “Silvira Tomazini”.

Më 1963, Latif Berisha i vazhdoi studimet pasuniversitare, Drejtimi i Letërsisë, në Fakultetin Filologjik të Beogradit dhe punoi temën e magjistraturës “Skënderbeu në letërsinë e shkruar shqipe”.

Më 1965 u zgjodh asistent në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ndërsa më 1968 u zgjodh ligjërues i Historisë së letërsisë shqipe (Romantizmi).

Që nga viti 1984, punoi në projektin “Skënderbeu në letërsinë shqipe”, të cilin nuk e mbaroi.

Në vitin 1991, si dhe shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Latif Berishën, regjimi serb e largoi nga puna.

Gjatë viteve ’90, Latif Berisha u angazhua në lëvizjen e intelektualëve dhe të popullit shqiptar për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë. U angazhua posaçërisht si udhëheqës në sektorin e kulturës, si dhe ishte i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Latif Berisha ka botuar vëllimin me poezi “Tufa”(1957), studimet e vështrimet: Ali Asllani dhe krijimtaria e tij poetike”(1963), Skënderbeu në poemën “Kënga e sprasme e Balës” (1968), Skënderbeu në disa krijime të letërsisë shqipe në Jugosllavi (1968), vepra “Lulet e Verës” dhe disa nga dimensionet e saj kuptimore (1972), poema “Bagëti e Bujqësi” (vlera ideoartistike) (1972), Hil Mosi dhe krijimtaria e tij poetike (1972), Andria Kaçiq Mioshiq dhe shqiptarët (1974), Një tufëz vjershash autografe të Zef Serembes (1974) etj.

Në vitin 2004, ish-presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi Latif Berishën me Medaljen e Artë të Pavarësisë, për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën