TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Alarmante situata në Trust, gjatë marsit kemi humbur rreth 60 milion euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shala: Qeveritë e kaluara për 12 vjet nuk kanë paguar në veri sa ka pagu 2 vjet kjo qeveri

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala thotë se situata në Trust është alarmante dhe se humbjet gjatë këtij muaji janë rreth 60 milion euro.

Sipas tij, rreth 3 miliard euro të Trustit janë nën mëshirën e rrethanave dhe kohës, përcjell teve1.info

“Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro! Situata në Trust është alarmante! Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro! Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndër të tjerash, Shala ka pyetur “A ka Qeveri ky vend?!”.

“Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit. Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro. A ka Qeveri ky vend?!”, është shprehur ai.

Që nga data 1 mars, Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbetur pa bord drejtues.

Pas përfundimit të konkursit më 23 dhjetor, lista e kandidatëve dhe dokumentacioni përcjellës i është dorëzuar Komisionit Përzgjedhës, për të cilën ky institucion nuk ka më përgjegjësi e as të drejtë ndërhyrje dhe se procedurat tjera varen vetëm nga Kuvendi i Kosovës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Policia parandalon gara ilegale, shqipton gjoba dhe sekuestron automjete

Policia parandalon gara ilegale, shqipton gjoba dhe sekuestron automjete

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej

​Sot mbahet Met Gala 2026, ja cila është tema e këtij viti

​Sot mbahet Met Gala 2026, ja cila është tema e këtij viti

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Prishtina e Re – Prishtina, përballen në mesjavë

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Izraeli e zgjeron pushtimin e Gazës përtej “vijës së verdhë”, vazhdon sulmet pavarësisht armëpushimit

Dy palestinezë të vrarë në Gaza, numri i viktimave kalon 72 mijë

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën