Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku si pasojë një grua pa pësuar lëndime trupore.
Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se drejtuesi i veturës kishe humbur kontrollin mbi veturë dhe është përplasur në murin e një shtëpie.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër kosovare e cila pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/








