Futbollisti i Gjilanit, Yll Hoxha në emisionin e sportit qëndror “VAR” në Tëvë1, u shpreh se objektiv kryesor kanë daljen në Evropë.
“Me gjithë ato probleme që kemi pasur, për një kohë të gjatë e kemi blinduar vendin e tretë. Objektiv ne kemi Kupën dhe vendin e tretë, por si objektiv kryesor kemi daljen në Evropë”, tha Hoxha.