Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me ç’rast temë diskutimi ishte takimi i së shtunës në Ohër.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, dyshja diskutuan për përgatitjet rreth propozimit evropian dhe pritjet nga takimi, përcjell teve1.info
“Ai falënderoi z. Escobar për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog. Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë.
Emisari amerikan po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, ku sot përveç Kurtit, ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca, teksa dje u takua me liderët e opozitës. /Teve1.info/







