Ka nisur takimi i emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Në këtë takim të pranishëm janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe AAK-ja po përfaqësohet nga Ardian Gjini, përcjell teve1.info
PDK e LDK kanë shprehur rezerva se i përket Planit Evropian duke thënë se si të tillë nuk mund ta mbështesin.
Ndërsa, AAK e ka mbështetur këtë plan dhe ka thënë se do ta votonte nëse vije në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Escobar të premten pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ai të mërkurën ishte në Beograd.
Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /Teve1.info/








