TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reuten: Qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Reuten: Qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane

Kryeministri Kurti u takua me raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, eurodeputetin Reuten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Strasbourg ka filluar një takim me raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën njëherësh eurodeputet nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se eurodeputeti holandez përgëzoi Kosovën për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit.

Ndërsa, Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit tonë të përgjithshëm evropian.

“Hapi i ndërmarrë nga ana e Kosovës përmes aplikimit për anëtarësim në BE ishte temë e rëndësishme e diskutimit, ku u theksua se ka qenë i natyrshëm, vullnet i qytetarëve dhe dëshmia e radhës e orientimit të vendit ndaj vlerave e standardeve demokratike e evropiane. Eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane dhe të ecet përpara drejt një procesi kredibil të bazuar në meritokraci e shënim të progresit”, thuhet në njoftim.

Duke e ftuar eurodeputetin Reuten që ta vizitojë Kosovën në muajt në vijim, Kurti e falënderoi për takimin dhe diskutimet e shpeshta, produktive e të frytshme me të dhe eurodeputetët socialdemokratë.

Në takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Bashkëpunimi partiak e institucional, udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz

Haziri: Bashkëpunimi partiak e institucional, udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz

Pishina e Gërmisë është hapur për sezonin veror

Pishina e Gërmisë është hapur për sezonin veror

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Pas dekadash pritjeje, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Formacionet zyrtare Spanjë – Arabia Saudite

Formacionet zyrtare Spanjë – Arabia Saudite

Pishina e Gërmisë është hapur për sezonin veror

Pishina e Gërmisë është hapur për sezonin veror

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja ndërsa vazhdojnë negociatat në Zvicër

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja ndërsa vazhdojnë negociatat në Zvicër

Rama arrin në Prishtinë, nis mbledhja ndërmjet dy qeverive

Protesta në Shqipëri, Rama: Lëreni Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

JD Vance thotë se është arritur “përparim i madh” në bisedimet SHBA–Iran në Zvicër

JD Vance thotë se është arritur “përparim i madh” në bisedimet SHBA–Iran në Zvicër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën