TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Kurtit ka me ia hëngër kryet lakmia për pushtet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Kurtit ka me ia hëngër kryet lakmia për pushtet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se kryeministri aktual Albin Kurti i ka kapur institucionet e shtetit.

Haradinaj thotë se Kurti ka krijuar ‘lidhje të shkurtëra’ nëpër këto institucione saqë personalisht i interviston edhe kandidatët për anëtarë të bordeve.

“Po na del ndër më të etshmit për pushtet, më i etshmi që ka ekzistua ndonjëherë. Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra ky del që është lakmitar i madh në pushtet. Pra del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve. Krejt lidhjet e shkurtra që i ka krijue: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti. Pra, edhe për ujësjellësin se lëre më edhe për tjerat dhe dëshira me e kap çdo institucion shihet te ky”, ka deklaruar Haradinaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Haradinaj ka thënë se Kurtit lakmia për pushtet “ka me ia hangër kryet”.

“Ekziston një teori thojnë: Zullumi këputet prej trashit. Këtij ka me ia hangër kryet kjo lakmia e madhe me kapë shtetin dhe me e kapë pushtetin sepse o ka e bon pa kritere, me keqpërdorime të jashtëzakonshme, pa bazë ligjore, o ka e bon me sjellje të ulëta. Edhe kjo ka me i kushtu te shumë profesionistë, te shumë njerëz kredibil kanë me e pa që nuk qenka fare kriter ekspertiza apo diçka po vetëm a je lidhje e shkurtër, a je militant, a je një prej atyre që këta s’kanë dyshime në ty me bo dallavere me ty dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti është më i keq se i të gjitha qeverive më herët për shkak se nuk është fare korrupsion, është lidhje e shkurtër”, ka shtuar Haradinaj.

“Pra ky i ka këput krejt mekanizmat kontrollues, balancues, ndërhyrës. Ky ka kriju një VV të vogël brenda vendimmarrjes lokale dhe kudo që është paraj, vendimmarrja, postet, ky ka krijuar një rrjet”.

Sipas tij, për punësimet partiake janë të njoftuar edhe ndërkombëtarët.

“Të gjitha instancat, edhe vendore edhe ndërkombëtare kanë informacion të mjaftueshëm për korrupsionin edhe krimin nga VV-ja në qeverisje. Për veprime arbitrare, vendime arbitrare, mosrespektim të profesionistëve, për ndërhyrje e lidhje të shkurtëra”, është shprehur lideri i AAK-së.

Ai ka thënë se e tëra kjo shpjegohet me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për çështjen e të cilit ai ka kërkuar shpjegim nga Osmani e Kurti.

“Për me ju thanë ju se si është gjendja, merrne rastin e ambasadorit Berisha. Unë e kam njoft Berisha dhe kam pas respekt për të edhe i respektoj malësorët e Malit të Zi, shqiptarët e profesionistët si ai profesor. Mirëpo sot në bazë të të dhënave të pakontestume, ai ka nxjerrë kesh në sasi të madhe dhe nuk dihet ku ka përfunduar ai kesh. Plot aludojnë që te zonja Osmani apo Kurti, pra ai kesh ka përfunduar aty. Dhe nuk e kanë guximin, pra, zonja Osmani e zoti Kurti, me dhanë një shpjegim të qartë se ku është puna. Është me shumë pikëpyetje, me siguri mund t’i ketë më shumë sesa që i dimë. Ajo që e sqarova unë është te morali. Nëse ti thirresh në moral të pakorruptueshmërisë, atëherë tregom të lutem si e sqaron këtë”, ka thënë Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon shumicën e ankesave për zgjedhjet lokale

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon shumicën e ankesave për zgjedhjet lokale

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën