TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i trajtuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PK demanton mediat serbe se Dejan Pantiq nuk ka pasur tretman të mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ia ka ofruar atij.

Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjëherë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai.

Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore që do të diskutohen.

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së një gurthemeli të një shkolle në Kamenicë. Aty, kryeministri u pyet edhe për postimin e djeshëm për ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, ku tha se nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.

“Besoj se në ditën e djeshme (e diele) është e rëndësishme të shënohet që u mbushën 20 vite nga vrasja kriminale e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin. Ai u vra nga eksponentë të krimit të organizuar që kanë kryer krime të luftës edhe në Kosovë. Tash natyrisht do të kritikohem, mirëpo bindja ime e fuqishme është se në këtë përvjetor jubilar të kësaj vrasje politike dhe atentati ndaj një gjysmë demokracie që po linde në Serbi është dashur të shënohet. Nuk është hera e parë që e bëj këtë, nëse shikoni postimit e mia edhe në vitet e mëhershme 12 marsin e kam shënuar si ditë kur Serbia tradicionale shoviniste bëri goditje vrastare ndaj cilido politikan serbë që merr orientim kah perëndimi. Besoj se nëse nuk mund të themi se ka pasur një politikan të shkëlqyeshëm për shqiptarët në veri, kjo nuk do të thotë se të gjithë politikanët serbë janë identikë”, tha Kurti.

Sa i përket vendosjes së një fotografie të tij që apostrofon me një luan në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ai tha se nuk e ka pa një gjë të tillë.

“Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Lirimi me kusht i Shalës, Smakajt dhe Fazliut është sukses i madh për UÇK-në

Gucati: Lirimi me kusht i Shalës, Smakajt dhe Fazliut është sukses i madh për UÇK-në

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Fjalët përfundimtare – çka u tha për James Rubin dhe Uesley Clark?

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Macron i kërkon Evropës të fillojë të sillet si një fuqi botërore

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Fjalët përfundimtare – çka u tha për James Rubin dhe Uesley Clark?

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

Kolegët kërkojnë lirimin e mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia”, komuna në pritje të raportit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën