Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemar.
Në një komunikatë të lëshuar për media, bëhet e ditur se këta të fundit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe çështjet aktuale, e veçanërisht për fushën e sundimit të ligjit dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, raporton teve1.info.
“Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX.”, thuhet në komunikatë./teve1.info/.







