Të martën u arrestua një serb nën dyshime për krime lufte përgjatë muajve shkurt-mars të vitit 1999 në Kosovë.
Për hetimin e krimeve të luftës, janë katër prokurorë.
Megjithatë, konsiderohet se ka vonesa në trajtimin e këtyre rasteve nga organet e drejtësisë.
Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, vlerëson se Kosova ka mbetur mbrapa me ndjekjen e hetimeve të krimeve të luftës.
Si problematike në hetimin e krimeve, Bekim Blakaj nga Fondi për të drejtën humanitare, e sheh mosbashkëpunimin e prokurorive të Kosovës dhe Serbisë, meqë shumë prej të dyshuarve janë në Serbi.
Televizioni ka insistuar për të marrë informacione nga Institucionet e drejtësisë, Policia e Prokuroria, lidhur me kapacitetet e tyre për hetimin e krimeve të luftës, por nuk kanë dhënë detaje.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.