Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bën të ditur se reshjet e shiut në këtë komunë kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve si dhe qarkullimin në komunikacion.
Megjithatë Bulliqi thekson se gjendja është e menaxhueshme.
“Reshjet e pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve dhe qarkullimin në komunikacion, për të përcjellur nga afër gjendjen kam vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc. Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar ai në Facebook. /Teve1.info/