TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbatimi i planit të propozimit evropian, Kurti: Shpresoj të nënshkruhet më 18 mars

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti flet për bisedën që pati me Chollet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Euronews”, Kurti ka thënë se e njëjta është dashur të nënshkruhej më 27 shkurt, por që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk kishte dashur.

Kreu i ekzekutivit tutje ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se më 18 mars do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesimin për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vjetët e fundit kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, gjë që na vendos në drejtim të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, unë e pranoj se ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”, ka shtuar Kurti.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit, për çka Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër.

Ai ka thënë po ashtu se ka shenja pozitive që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Evropës janë pozitive sa i përket aplikimit të Kosovës dhe shpresoj se tani do të shpejtojmë procedurat që të kemi votimin përfundimtar atje, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Për ne është shumë e rëndësishme sepse do të ishte më e dobishme për vetë qytetarët”, ka thënë ai. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Hoti akuzon Kurtin: Përmes bllokadës në Kuvend po dëshiron t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit

Hoti akuzon Kurtin: Përmes bllokadës në Kuvend po dëshiron t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Problemi teknik paralizon trafikun ajror në Britani, mijëra fluturime anulohen

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën