TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: BE nuk e ka të qartë si të arrijnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: BE nuk e ka të qartë si të arrijnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, vlerësoi që Bashkimi Evropian, nuk e ka aspak të qartë se si do të arrijnë deri te marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së dakorduar në Bruksel, Haradinaj pikën më shqetësuese e konsideroi çështjen e Kishës Ortodokse Serbe, derisa shtoi që kjo është pjesë e brendshme e Kosovës.

“Unë e shoh që Bashkimi Evropian si fasilitues i kësaj marrëveshje, apo këtij dialogu, nuk e ka të qartë as çka dëshiron të arrijë, e as si do të arrijë deri te marrëveshja finale. Ndërsa pika më shqetësuese, është edhe çështja e Kishës Ortodokse. Nuk ka marrëveshje në dialogun e Brukselit për Kishën Ortodokse, kjo është çështje e brendshme e Kosovës, është çështje e dialogut të Qeverisë së Kosovës. Pika e 6 e marrëveshjes më është dukur ofendim. Pasi çështja e të pagjeturve trajtohet së bashku me sportin, energjinë, telekomunikimin, do të thotë është një shpërfillje totale dhe e pa përgjegjshme. Qeveria Kurti ka vazhduar linjën e njëjtë si ajo e qeverive të kaluara në dialog”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Info Nata”.

Madje, Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti, është lideri i vetëm që ka pasur ide të qarta se si të veprohet në dialog, mirëpo sipas saj, Kurti nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Prandaj, së paku në këtë pikë është pritur që Kurti të ketë një qasje tërësisht tjetër, të redifinojë dialogun, të redifinojë parimet, të redifinojë qartë epilogun deri te marrëveshja finale, gjë që nuk e kemi parë”, theksoi më tej ajo në Tëvë1.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e Asociacionit, Haradinaj tha se në këtë pikë nuk e fajëson aspak kryeministrin Kurti.

“Asociacioni është trashëguar nga ish qeveritë e kaluara”./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën