TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari për takimin Kurti-Lajçak: Kosova është në rrugë të drejtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila: Konferenca e Abazit ishte skandaloze

Shefja e Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se takimi i sotëm i Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák, me kryeministrin Albin Kurti, është një takim përgatitore për takimin i cili do të mbahet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka thënë se në takimin e sotëm do të ketë diskutim praktik dhe teknik në raport me mbarëvajtjen dhe përmbajtjen e marrëveshjes.

“Vizita e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajčák, është vizitë në vazhdën e takimeve përgatitore për një takim tjetër i cili pritet që të ndodhë në Ohër më 18 mars. Natyrisht që do të ketë diskutim praktik, teknik në raport me mbarëvajtjen dhe natyrisht me përmbajtjen e materialit i cili do të diskutohet dhe ndoshta do të miratohet. Për arsye se nuk e dimë deri sa të ndodhë takimi”, ka thënë ajo.

Kusari – Lila ka thënë se Kosova ka qenë e qartë që nga fillimi për këtë marrëveshje dhe se kryeministri Kurti e ka pranuar atë, duke shtuar se tani Kosova e ka tepër të rëndësishëm rritjen e subjektiviteti ndërkombëtar, anëtarësimin në organizatat e huaja e bashkëpunimi rajonal.

“Kosova ka qenë shumë e qartë prej fillimit. Kryeministri ka dhënë qëndrimin e vetë, ka thënë që ka qenë i gatshëm edhe ta nënshkruaj në Bruksel marrëveshjen e 11 parimeve të cilat janë propozuar, ndërsa që puna më tutje duhet që të vazhdoj me planin e zbatimit. Në situatën aktuale Kosova e ka tepër të rëndësishëm rritjen e subjektiviteti ndërkombëtar, anëtarësimin në organizatat e huaja, bashkëpunimin rajonal e natyrisht edhe barazinë e qytetarëve të Republikës me gjithë të tjerët në rajon, e eventualisht edhe në  Bashkimin Evropian, gjegjësisht në një proces të integrimit të përshpejtuar që Kosovës i ka zgjatur shumë. E në veçanti siç e kemi parë në procesin e liberalizimit të vizave”, tha ajo.

Ajo theksoi se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket demokracisë dhe lirisë në vend. Kjo sipas saj është vërtetuar në raportin e fundit të “Freedom House”.

Sipas saj me pranimin e kësaj marrëveshje Kosova e kapërcen pengesën që e ka mbajtur pengë si vendin po ashtu edhe qytetarët e saj nga rruga e integrimit.

“Ne mund të flasim për qëndrimin tonë dhe duhet të themi që Kosova më shumë është e interesuar që ky proces te përmbyllet që të kemi subjektivitetin e plotë, ashtu siç është thënë në bazë të parimeve de facto, funksionimi i shtetit është pa pengesa, e në veçanti ato pengesa që deri tash kanë qenë evidente nga ana e Serbisë për Kosovën në anëtarësime ndërkombëtare. Në raportet e tjera me organizatat e huaja edhe më shtetet. Prandaj kur ajo hiqet pjesa tjetër mbetët angazhimi dhe fokusi përmenda në politikat ekonomike, në rend e ligjin”.

“Është inkurajuese përparimi i vazhdueshëm i Kosovës këto vitet e fundit. Sot e kemi edhe raportin e publikuar të Freedom House për vitin 2022 ku Kosova ka bërë kapërcimin më të madh në rajon në pozita në përmirësim të demokracisë dhe lirisë në vend. Për katër pozita, që do të thotë se vendi është në rrugë të drejt. Do të thotë duhet që të hiqet kjo pengesë e cila deri me tash ka mbajtur Kosovën peng dhe natyrisht edhe qytetarët e saj nga rruga e integrimit”, tha ajo./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën