TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK kritikon qeverinë për strategjinë e energjisë: Nuk e adreson problemin kryesor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
LDK kritikon qeverinë për strategjinë e energjisë: Nuk e adreson problemin kryesor

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë rreth strategjisë së energjisë e cila u miratua dje në Kuvend. Sipas këtij subjekti, ky dokument nuk trajton avancimin e skemave vet-prodhuese për konsumatorë dhe nuk prodhon zgjidhje afatgjatë për këtë sektor.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi e ka vënë në pikëpyetje implementimin e kësaj strategjie.

“Kjo strategji nuk trajton avancimin e skemave vet-prodhuese për konsumatorë, ka paraparë një shumë të madhe të investimeve në energjinë e ripërtrishme, nuk kemi skema të cilat i mbështesin dhe i shtynë përpara këto investime dhe në vend që të decentralizohet më shumë sektori i energjisë dhe prodhimi këta po shkojnë drejt centralizimit dhe karbonizimit, në vend të ardhmes po e shohin të kaluarën dhe po propagandojnë zgjidhje dhe ide të cilave koha u ka mbaruar, pra kjo strategji në vitin e tretë të punës me të gjitha krizat energjetike që jemi futur tek dje është aprovuar dhe implementimi i saj është në pikëpyetje të madhe”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media ai ka thënë se Qeveria ka vendosur të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm me thëngjill.

“Në vend se strategjia të prodhojë zgjidhje afatgjate për këtë sektor dhe t’i jap zhvillimit të Kosovës një kahje drejt një të ardhme të gjelbër me energji të ripërtrishme, kjo qeveri vendosë të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm me thëngjill pikërisht tani në kohën kur thëngjilli po bëhet çdo ditë e më pak i pranishëm në botë. Duhet të bëhet e qartë se termocentralet e thëngjillit nuk mund të jenë më konkurruese kundrejt burimeve të ripërtrishme e aq më pak kur kësaj i vendoset edhe taksa e karbonit që është një informacion të cilin e kanë të qartë edhe qeveria sot”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se strategjia nuk reflekton në programet e paraqitura nga ekzekutivi.

Sipas tij, ky dokument nuk e adreson problemin kryesor e që siç tha ai, është ai i ngrohjes.

Gazin duhet me e pa si mjet tranzicioni për prodhim të energjisë elektrike dhe gjithsesi si një mundësi për të ndërtuar ngrohtoret qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës. Do të ulte në masë të madhe kërkesën për ngrohje me energji elektrike dhe do të mundësonte shtrirjen e gazifikimit në qendrat kryesore të Kosovës të cilat do të krijonin potencial të madh për investime me prioritet jo vetëm ekonomik por edhe strategjik”, ka shtuar ai.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2023.

Në këtë pikë kanë abstenuar dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën