TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haziri: Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haziri: Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se miratimi i marrëveshjes së parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka ardhur fillimisht mes një letërkëmbimi mes ish-kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ish-kryediplomates së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Ne deri më 2013 gjithçka në koordinim me partnerët ndërkombëtarë kemi reagua njëanshëm.  Njëanshëm e kemi nënshkruar Rambujenë, njëanshëm e kemi shpallë pavarësinë, thuhet pavarësi e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe njëanshëm është ratifikuar letërkëmbim mes Mogherinit dhe Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë letërkëmbim mes zonjës Mogherini dhe ish-kryeministri Thaçi për arritjen e një marrëveshje e cila më pas është përkthyer në ligj sepse është ratifikuar dhe është nënshkruar prej presidentes Jahjaga”, ka deklaruar Haziri.

Tutje ai ka shtuar se ish-kryeministri, Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të ketë elemente ekzekutive, çka sipas Hazirit, Kurti nuk e ka një garancion të tillë.

“Në 2015 ish-kryeministri Mustafa e ka punuar aneks-dokumentin, marrëveshja për implementim e 2013 dhe ajo i ka elementet e Kushtetueses dhe dokumentin me garancion prapa që Asociacioni nuk mund të ketë të drejta ekzekutive, nga zonja Mogherini. Ai dokument është pjesë e negociatave. Z. Mustafa e ka dëshmuar dhe e ka publikuar. Kjo marrëveshje tani nuk i ka këto siguri”, ka thënë ai në ResPublika në Tëvë 1.

Haziri ka thënë se opozita ka mirëkuptim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne e kemi tërhjek vëmendjen dhe kemi biseduar fillimisht me strukturat, kryetari i LDK-së ka aktivizuar mekanizëm të brendshëm të debatit dhe i ka vlerësuar në detaje të gjitha dokumentet e procesit dhe pritjet e tona, natyrisht me të gjithë partnerët përfshirë QNINT-in, vizita në Amerikë dhe Bruksel, vizita në regjion që i kemi pas në Shqipëri e Maqedoni të Veriut dhe ne kemi ardhë në përfundim që kjo pjesë e procesit neve na dallon se ne mbështesim dialogun, kryeministri është i vetmi organ që udhëheq e Qeveria miraton dokumente dhe politika, që Kuvendi është i vetmi organ që miraton marrëveshje. Dallimi ynë është me përmbajtjen e marrëveshjes. Kemi tërheq vërejtjen, kemi thanë të lutem ke kujdes, por ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Mirëkutpimi i partnerëve me opozitën ekziston. Ne këtë nuk e kemi shqetësim”, deklaroi Haziri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

VV ankohet në Supreme rreth vendimit të qendrave alternative të votimit

Lëvizja Vatra bashkohet me AAK-në, Elbasan Shabani në listën për deputet

Lëvizja Vatra bashkohet me AAK-në, Elbasan Shabani në listën për deputet

KQZ certifikon Nismën për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ certifikon Nismën për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Sigal Prishtina forcohet me grekun Vissariou

Sigal Prishtina forcohet me grekun Vissariou

Kupa e Kosovës: Pa befasi, favoritët pa problem kalojnë tutje

Kupa e Kosovës: Pa befasi, favoritët pa problem kalojnë tutje

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

VV ankohet në Supreme rreth vendimit të qendrave alternative të votimit

Lëvizja Vatra bashkohet me AAK-në, Elbasan Shabani në listën për deputet

Lëvizja Vatra bashkohet me AAK-në, Elbasan Shabani në listën për deputet

KQZ certifikon Nismën për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ certifikon Nismën për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Tronditet Egnatia, trajneri i dy-herë kampionëve të Shqipërisë shtrohet në spital… probleme në zemër

Tronditet Egnatia, trajneri i dy-herë kampionëve të Shqipërisë shtrohet në spital… probleme në zemër

Dhunë në Fushë Krujë, lojtarët e Ilirisë sulmojnë rivalët e Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka

Dhunë në Fushë Krujë, lojtarët e Ilirisë sulmojnë rivalët e Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën