TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetarja e luftës rrëfen për kukullën, fletoren dhe fanellën e përgjakur në Kullën e Jasharëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gazetarja e luftës rrëfen për kukullën, fletoren dhe fanellën e përgjakur në Kullën e Jasharëve

Donika Shahini-Lami, ish-koordinatorja e televizionit publik japonez për Kosovë në kohën kur u krye masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, ka rrëfyer momentet e saj teksa po qëndronte në kullën e Jasharëve pas masakrës.

Ajo tha se pasi u fut aty bashkë me dy kolegë të tjerë, kishte parë një fanellë të përgjakur e cila e kishte tronditur emocionalisht.

“Ecnim në shtëpi duke dashur të filmonim dhe duke dashur të shihnim se ku kanë qëndruar dhe prej ku është mbrojtur një familje e tërë. Gjatë rrugës teksa po i kalonim dhomat e shoh Masaton [v.j kolegu gazetar japonez] teksa e merr një faturë të rrymës elektrike, në të shkruante emri i Shaban Jasharit. Unë i them çfarë të duhet, ai më thotë që për ta realizuar storien. Afër faturës Masato e gjen edhe një kukull të vogël. Shumë afër saj unë shoh një fanellë të një fëmiu të vogël. Një fanellë e përgjakur. Me të thënë të drejtën nuk e di pse nuk kam pëlcit në vaj, por e di që jam mpirë e tëra. Kam shikuar nga Masato dhe ai më thotë, Donikë a është kjo arma, a është kjo arma e terroristëve, a mundet një kukull me qenë arma e këtyre terroristëve”, ka rrëfyer ajo për emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje ajo rrëfen se si kolegu japonez e kishte porositur që ta kthente kukullën tek dikush prej familjes Jashari, nëse veç dikush kishte shpëtuar.

“Fakti që e kisha memoru edhe fanellën mbeta e shtangur, në atë gjendje ai më sheh dhe thotë Donikë të lutem, duhesh të jesh e fortë dhe më premto se një ditë kur të mbarojë lufta ti do ta kthesh këtë kukull në këtë familje, nëse dikush nga pjesëtarët e familjes Jashari ka shpëtuar, sepse jam i bindur që jeta do të vazhdojë sërish dhe ju do ta shijoni lirinë”, tregoi ajo.

Shahini-Lami ka thënë se prej asaj kohe e ruan një fletore ku janë emrat e anëtarëve të familjes dhe disa vizatime.

“Kemi filmuar disa sekuenca të tjera dhe jemi kthyer sërish në Prishtinë për ta punuar storien dhe për ta dërguar atë në Tokio. Gjëja që e ruaj me shumë fanatizëm dhe shumë dashuri është një fletore. Unë atë e shoh si fletore dhe e marr por nuk e shfletoj. Bashkë më kukullën e mbaja në dorë. Në të shënohen emrat e fëmijëve të Jasharëve”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

Ramadani ftohet nga Shqipëria për Ligën e Kombeve

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Stadiumi “Air Albania”, konaku i Egnatias në Evropë

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

Basketboll, sezoni hapet me finalen e Superkupës

Basketboll, sezoni hapet me finalen e Superkupës

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën