TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Nga 30 prilli mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj mbi rrogën e tyre bazë, duke nisur nga 30 prilli 2023. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se me këtë rritje, pagat e mjekëve specialistë ngjiten lart krahasuar me pagat në rajonin e Ballkanit dhe barazohen me ato të Serbisë.

Rritje të pagës do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7%, një premtim që kryeministri u zotua ta zbatonte.

“Në 30 prill 2023 mjekët specialistë do të marrinh 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre, ose 500 dollarë çdo muaj. Do të mbajmë zotimin për rritjen 7 % të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Në hyrje të 2024 do kemi rritjen edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët njësoj si me mjekët specialistë. Në prill me pagën e mjekëve specialistë ngjitemi lart me pagat e rajonit dhe barazohemi me atë të Serbisë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij nga Kongresi i parë i Shëndetësisë, Rama ngriti edhe problematikën e “eksodit” të bluzave të bardha.

“Nuk do të lejohet më që mjekët dhe infermierët që shkollohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë të punojnë në Gjermani sapo të marrin diplomën në dorë”, tha Rama, ndërsa shtoi se kjo problematikë do adresohet që të marrë zgjidhjen e duhur.

Forcimi i kapitalit njerëzor në funksion të shëndetit ishte një nga pikat e rëndësishme që duhej punuar, me ç’rast, Rama tha se janë marrë masat që kjo të ndodhë që nga arsimi, edukimi, punësimi, kushtet e punës dhe pagat e denja për bluzat e bardha.

“Sot kemi një kapital njerëzor në fushën e shëndetësisë shumë më të qëndrueshëm dhe të mirëtrajtuar dhe pa diskutim shumë më garanci për të nesërmen. Ku kapital njerëzor ka nevojë për arsimim, punësim, kushte pune dhe pagë dinjitoze. Në fushën e arsimit kemi ecur në mënyrë pozitive përpara, sot kemi një sistem të arsimit të bluzave të bardha që në një farë mënyre e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti që të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten me krahë hapur edhe në vendet e zhvilluara. Edhe puna e bërë atje nga mjekët dhe infermierët ka krijuar një reputacion pozitiv, kjo është në nderin e mjekëve por një problem më shumë për ne. Sot studentët për mjekësi paguajmë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Sot studenti i mjekësi paguan 1/16 e kostos reale dhe këtë gjë shetit e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh. Por shteti nuk paguan për këtë që ditën që marrin diplomën të shërbejnë në Gjermani. Ky është një problem të cilin shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha të adresojmë”, tha Rama.

Rama shtoi se investimet dhe përmirësimi i kushteve të punës do të mund të frenojnë largimin e bluzave të bardha, edhe pse ky fenomen është mjaft i njohur edhe në vendet më të zhvilluara, shkruan Rtsh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për të cilën tha se do të mundësojë më shumë mundësi të reja për mjekët që t’u rritet paga në bazë të performancës së tyre.

“Nga pikënisja rritëm me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, ndërsa jemi zotuar të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë. Reforma spitalore, me modelit e ri të autonomisë spitalore do të mundësojë më shumë iniciativa financiare për mjekët, nga pagesat për performancë dhe praktikën dyfishe. Po adresojmë në dinamikë sfidën e mobilitetit të personelit shëndetësor, një sfidë që ka prekur jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE, me synim mbajtjen e profesionistëve në vend dhe zhvillimin e programeve për përthithjen e atyre që sot punojnë jashtë të përfshira këto si pjesë e Planit të Masave per Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 20-30, për të plotësuar nevojat në të ardhmen, për profesionistë të shëndetësisë”, tha Manastirliu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Putin lavdëron raketën e re balistike ruse si më të fuqishmen në botë

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Mbështeti publikisht Erion Veliajn, analisti Ilir Kulla: Bravo Robert Ndrenika

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

PDK publikon listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Putin lavdëron raketën e re balistike ruse si më të fuqishmen në botë

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e ftuar si e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

‘Laboratori 25’, Specialja lëshon urdhër ndalimi për anëtarin e dyshuar të grupit kriminal

​PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”

​PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”

Samadrexha e Shqiponja përballen në hendboll për hapin e parë drejt titullit 

Samadrexha e Shqiponja përballen në hendboll për hapin e parë drejt titullit 

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën