Në Klinikën e Onkologjisë në të cilën ndodhen dy bunkerë ku pacientët marrin trajtim për kancer, së shpejti pritet të shtohet edhe një.
Një hapësirë nëntokë për vendosjen e Akseleratorit apo aparaturës për radioterapi do të ndërtohet së shpejti.
Për këtë Qendra Klinika Universitare ka shpallur tender ku pritet të shpenzohen 686 mijë euro për ndërtimin e këtij bunkeri.
E nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një përgjigje më shkrim kanë thënë se vendosja e edhe një akseleratori do të avancojë shërbimet në klinikën e onkologjisë.
Por sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitia e rëndësishme është funksionalizmi i aparaturës e cila ka kushtuar miliona euro.
Në tenderin e shpallur parashihet që nga data 3 prill të fillojnë edhe procedurat për ndërtimin e bunkerit për vendosjen e aparaturës për radio terapi.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci.