Njohësi i çështjeve politike në Shqipëri, Ben Andoni ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot ishte shumë i tensionuar karshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se dukej më i dakordsuar dhe kishte në avantazh të lehtë gjatë takimit të mbajtur sot në Bruksel.
Andoni në Tëvë1, tha se pavarësisht dakordimeve të sotme në Bruksel, presidenti serb fitoi kohë pasi që siç tha ai, Vuçiq ka ende shumë problem në Serbi për ta implementuar planin franko – gjerman.
“Mendoj që ishte shumë i tensionuar por Kurti kishte një avanatzh të lehtë sepse dukej më i dakorduar me enturazhin e vet politik dhe duket që Vuçiq ka akoma shumë probleme në Serbi për të implementuar këtë plan. Me çka shikoj në shtypin serb është që Serbia në njëfarë mënyre është lëshuar sa i përket këtij plani dhe për ata zgjidhja më e mirë është ky plan, por duket që ambalazhimi i këtij plani për publikun e tyre duket se do kohë në këtë rast më duket se përsëri ata kanë fituar kohë në kurrizin e palës kosovare, që në mendimin tim sot ishte përgatitur gati për të firmosur marrëveshjen”, tha ai.
Tutje njohësi i çështjeve politike tha se shteti serb edhe pa Asociacionin nuk do të jenë partner i besueshëm.
“Më shqetëson një fakt i cili ka lidhje me ato instrumentat ose të themi elementet e arbitrazhit aty që do të ndodhin në momentet që do të funksionojë Asociacioni, se Asociacioni me atributet e tij që shpresojmë që mo të jenë ekzekutive do të ndërhyjë në jetën ekonomike sociale politike të Kosovës. Dyshoj që Asociacioni nuk do e bëjë këtë lloj ndërhyrje, serbët edhe pa Asociacionin tregojnë që nuk janë partner i besueshëm”, tha tutje ai./teve1.info./