TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haziri: Kurti sot është duke negociuar me Serbinë mënyrën e zbatimit të Asociacionit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haziri: Kurti sot është duke negociuar me Serbinë mënyrën e zbatimit të Asociacionit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur qëllimet e Kosovës karshi normalizimit të procesit me Serbinë.

Haziri në Tëvë1, tha se dokumenti bazë i porpozuar nga BE-ja është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe pse sipas Hazirit ende ka shumë paqartësi.

“Në radhë të parë duhet të nënvizojmë që dialogu është e vetmja rrugë për të arritur qëllimet e Kosovës karshi normalizimit të procesit me Serbinë. Modaliteti i takimit po vazhdon të jetë i njëjti. Natyrisht që dokumenti bazë është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës në emër të Republikës përkundër një debati që e la të hapur në Kuvend, la shumë mjegull pa zbardhur. Tani po presim rezultate të shohim deri ku do të arrijnë palët të dakordohen”, tha ai.

Tutje Haziri tha se takimi i cili po mbahet sot në Bruksel mes Kurtit e Vuçiq ka të bëjë me mënyrën e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Duhet ta kuptoni që tavolina është për zbatimin e Asociacionit. Kurti është duke negociuar mënyrën e zbatimit të Asociacionit me Serbinë dhe natyrisht periudhën kohore formën kompetencat dhe çështje që janë në tavolinë ky është qëllimi kryesor i takimit sot sepse për dokumentin evropian janë pajtuar palët të cilat i kanë dhënë komentet e tyre. Sot takimi ka të bëjë me mënyrën e zbatimit. E para mbi të gjitha është zbatimi i marrëveshjes e cila lidhet me statusin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Tani do të shihet kryeministri, se deri tash ka bisedu çështje të arritura për herë të parë është në tavolinë duke negociuar diçka”, tha ai.

Teksa i pyetur se sa është optimist për takimin e sotëm dhe arritjen e një marrëveshje mes vendeve, Haziri tha se nëse ky proces do të ecë mirë, sipas tij, gjatë verës do të bëhet e qartë mundësia e një marrëveshje mes të dyja vendeve.

“Optimizmi është si i mirë natyrisht shpresoj shumë që determinues të ardhshëm do të jenë 5 muajt e ardhshëm, 3 deri në 5 muajt se si do të ecë ky proces a do të ketë sukses atëherë vera do të jetë ajo që do të na tregoj qartë mundësinë e një marrëveshje, nëse jo do të jetë vështirë me mendu një vit apo më shumë. Sonte është fillu me bisedu për normalizim të veriut të Kosovës de facto de jure një marrëveshje të çon në normalizim të Serbinë përmes veriut të Kosovës që këtë situatë të re e ka krijuar vet Kurti vjeshtën e vonshme që e lam pra vitin e kaluar”, shtoi Haziri./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

“Info Nata”- 27.05.2026

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën