TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çantat e rënda, tri shkolla në kryeqytet bëhen me dollapë metalikë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çantat e rënda, tri shkolla në kryeqytet bëhen me dollapë metalikë

Problemi i çantave të rënda të fëmijëve të cilklit të ulët fillor duket se më në fund po merr një zgjidhje në kryeqytet.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë dollapët prej metali në shkollat e kryeqytetit, ndërkohë që, synon që brenda mandatit katërvjeçar të përfshijë të gjitha shkollat.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë se këta dollapë do të jenë mjaft efektivë për nxënësit dhe se ata më nuk kanë nevojë që t’i bartin me vete çantat.

Sipas saj, komuna ka investuar në cilësi të dollapëve, të cilët janë metalikë dhe mbyllen me çelës dhe kostoja e tyre është më e lartë se dollapët e tjerë.

“Deri më tani kemi pajisur dy prej shkollave më të mëdha të Prishtinës me dollap, edhe një shkollë tjetër ‘Naim Frashëri’, ‘Ismail Qemaili’ dhe shkollën ‘Hasan Prishtina’, ndërsa pritet gjatë këtij mandati të pajisim të gjitha shkollat me dollapë metalikë të cilat shërbejnë për nxënësit e klasës 1 deri 5. Sipas një studimi që e ka bërë shkolla ‘Elena Gjika’, çanta e një nxënësi të klasës së parë deri në klasën e pestë ka peshu mesatarisht 4,5 kilogramë, kjo është mbi mesataren e rekomanduar të peshës që mund ta mbajë në krahë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo ka shkaktuar shumë probleme shëndetësore tek fëmijët siç është dëmtimi i boshtit kurrizor”, ka thënë Musmurati.

Një investim të tillë e kanë mirëpritur prindërit e nxënësve dhe vetë nxënësit.

Dollapët e metalit sipas prindit Ardit Krasniqi, ishin shumë të nevojshëm.

“Vendimi ka qenë shumë i duhur, realisht ka pasur nevojë edhe më herët për dollapë. Ka pas nevojë edhe për gjeneratat e mëhershme, tash duke e marrë parasysh që tash i kemi fëmijët pesha shumë e rëndë dhe ka qenë shumë e nevojshme… Janë disa libra që i duhen vetëm për klasë, ato libra nuk i marrin, zakonisht i vendosnin në dollapët që kanë qenë më herët, realisht numri i tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të gjithë nxënësit dhe janë detyruar dy nxënës me vendosë librat në një dollap”, ka deklaruar Krasniqi.

Nxënësja e klasës së pestë në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, Erëza Dushullovci ka thënë se pesha e çantës ka qenë shumë e madhe dhe se kanë pasur dhimbje të shpinës dhe të krahëve.

“Po ne jemi shumë të kënaqur, sepse ne gjithmonë i kemi bartur shumë libra dhe jemi ankuar gjithmonë, nga shpina sepse gjithmonë kemi pas dhimbje shpine, për shkak të çantës sepse ka pasur shumë libra”, ka thënë ajo.

Të njëjtin problem e ka pasur edhe nxënësi i klasës së pestë, Aris Abazi, për çka është shprehur se ka pasur edhe ndezje të muskujve nga pesha e rëndë.

“Unë jam shumë i kënaqur sepse ne tani mund t’i vendosim ato në dollapë, që kur shkojmë në shtëpi të mos kemi shumë ngarkesa me vete. Kam pasur dhimbje të krahëve, si ndezje të muskujve për shkak të çantës”, ka thënë ai.

Me dollapët metalikë deri më tani janë pajisur tri shkolla fillore në kryeqytet: “Ismail Qemajli”, ”Naim Frashëri” dhe “Hasan Prishtina”, ndërkohë që, pritet që edhe shkollat e tjera të furnizohen njëjtë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu për rastin e Ademajt: Drejtësia dha një përgjigje të merituar

Arrestohet një grua në Ferizaj për shantazh ndaj në burri

Arrestohet e dyshuara për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove në Pejë

​Radonjiq: Lista Serbe e ka përfunduar rolin në Kosovë, Radojçiq simbol i pushtetit joformal ne Serbi

​Radonjiq: Lista Serbe e ka përfunduar rolin në Kosovë, Radojçiq simbol i pushtetit joformal ne Serbi

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave  raportohet se janë dy vëllezër shqiptarë

Pretendime për lidhje të Aleksandar Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviq me minierat ilegale në Bosnje

Pretendime për lidhje të Aleksandar Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviq me minierat ilegale në Bosnje

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Fiorentina interesohet për Gjimshitin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën