TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional

by Tëvë1
54 minuta ago
0
A A
IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënon linçimin publik, kërcënimet dhe presionin ndaj gazetarëve Fidan Jupolli dhe Lirim Mehmetaj. Këto zhvillime cenojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Institucionet kanë përgjegjësi që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre.

Në reagim thuhet se në rastin e Fidan Jupollit, vien si rezultat i qëndrimeve të tij publike për zhvillimet në vend. Shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të tij dhe të familjes kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. Etiketimi i gazetarit si i lidhur me interesa armiqësore, për shkak të qëndrimeve të tij, rrezikon sigurinë e tij dhe të familjes së tij.

“Në rastin e Lirim Mehmetajt, gazetari ka deklaruar se është kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci. Ndalimi i Gani Gecit për 48 orë nën dyshimin për kanosje duhet të pasohet nga hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Më tej në raport thuhet se nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave. Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe shprehjet që shqetësojnë, kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa. Mospajtimi me një gazetar nuk krijon të drejtë për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen. Gazetarët kanë përgjegjësi profesionale dhe puna e tyre mund të kritikohet. Pretendimet për shpifje ose cenim të reputacionit adresohen përmes mjeteve ligjore.

IKD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të distancohet menjëherë nga këto veprime, duke i dënuar publikisht dhe të kërkojë ndaljen e tyre. IKD e vlerëson heshtjen e Qeverisë përballë një situate të tillë si qëndrim që ushqen perceptimin e tolerimit dhe u jep shtysë atyre që ushtrojnë presion ndaj gazetarëve. Qeveria duhet të japë mesazh të qartë se kërcënimi i gazetarëve është i papranueshëm, pavarësisht autorit dhe qëndrimeve të gazetarit.Kjo përgjegjësi vlen edhe për subjektet politike, të cilat duhet të distancohen nga kërcënimet dhe fushatat linçuese të mbështetësve të tyre.

IKD kërkon edhe nga Presidentja e re e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, që të reagojë publikisht dhe pa vonesë ndaj kësaj situate të krijuar. Kemi të bëjmë me të drejta të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Në ushtrimin e rolit të saj për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, sipas nenit 84.2 të Kushtetutës, Presidentja duhet të dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve.

IKD kërkon nga Policia dhe Prokurori i Shtetit hetim të shpejtë, të pavarur dhe efektiv të kërcënimeve, vlerësim të rrezikut dhe masa mbrojtëse sipas nevojës, përfshirë familjarët e gazetarëve të ekspozuar. Reagimi institucional duhet të parandalojë përsëritjen dhe të sigurojë përgjegjësi sipas ligjit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, bën të ditur se, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë ish deputeti Gani Geci për shkak të dyshimit siç thuhet të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Abdixhiku kërkon rikthimin e dialogut strategjik me ShBA-në

Abdixhiku kërkon rikthimin e dialogut strategjik me ShBA-në

Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme Spanca: Kuvendi do të kërkojë llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme Spanca: Kuvendi do të kërkojë llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi i prinë sulmit të Fenerit ndaj Aston Villas

Abdixhiku kërkon rikthimin e dialogut strategjik me ShBA-në

Abdixhiku kërkon rikthimin e dialogut strategjik me ShBA-në

Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme Spanca: Kuvendi do të kërkojë llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme Spanca: Kuvendi do të kërkojë llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Tensione mes Izraelit dhe Holandës për shkak të ndalimit të tifozëve izraelitë

Tensione mes Izraelit dhe Holandës për shkak të ndalimit të tifozëve izraelitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën