Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se plani franko – gjerman është produkt i Kurtit tash e dy vite.
Madje sipas saj, Kurti të hënën do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, e jo marrëveshjen finale me njohjen reciproke.
“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kshës Ortodokse Serbe status politik. Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, ka thënë ajo.
Ndryshe e hëna e 27 shkurtit, pritet jetë data kur do të takohen edhe një herë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Fillimisht pritet që të dy liderët ballkanik, të kenë takime të ndara me ndërjetësuesin evropian Mirsolav Lajçak, e më pas edhe një takim i përbashkët./teve1.info./