TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takon Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Kurti takon Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Në takim u bisedua për progresin në vend, që është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti Kancelari Scholz.

“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit me Scholz.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se e njoftoi kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin për Procesin e Berlinit.

Sipas njoftimit, në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet më tej në njoftim. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Manaj lëshon akuza ndaj Përparim Ramës: Përfaqësimi në Prishtinë nuk është dinjitoz, së shpejti do ta rishqyrtojmë pozicionin në kryeqytet

Manaj lëshon akuza ndaj Përparim Ramës: Përfaqësimi në Prishtinë nuk është dinjitoz, së shpejti do ta rishqyrtojmë pozicionin në kryeqytet

Manaj: Një delegati i bëhej presion për thirrjen e Kuvendit në këmbim të punësimit të bashkëshortes

Manaj: Një delegati i bëhej presion për thirrjen e Kuvendit në këmbim të punësimit të bashkëshortes

Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Baraliu: Qëllimi i Serbisë është që të ndikojë në trevat shqiptare, për këtë arsye po tentohet të hapet konsullata e Serbisë në Shkodër

Baraliu: Qëllimi i Serbisë është që të ndikojë në trevat shqiptare, për këtë arsye po tentohet të hapet konsullata e Serbisë në Shkodër

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën