TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mujota tregon se kur është ditur data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mujota tregon se kur është ditur data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Fehmi Mujota nga PDK-ja tha se 15-vjetori i pavarësisë rikthen në kujtesë historinë e dhimbshme dhe njëkohësisht krenare të Kosovës.

Mujota si njëri nga deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë tha se atë ditë kanë pasur ndjenja të përziera.

“Është një ditë e cila na rikthen të gjithë historinë tonë të dhimbshme, por njëkohësisht edhe krenare për të gjitha të arriturat në këtë periudhë kohore. Është një moment i duhur për të kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Prandaj, unë si njëri nga deputetët nënshkrues të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, atë ditë kemi pasur ndjenja të përziera, në kuptimin e asaj që brenda 24 orësh jemi munduar që të mbledhim gjithë historinë e Kosovës. Pra, të gjitha angazhimet tona shumë vjeçare. Njerëzit që janë të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, njerëz që luftojnë për lirinë e tyre, e përjetojnë lirinë shumë më herët. Në këtë kuptim, të gjithë ne të tjerët kemi pasur një fat të madh që kemi arritur në një moment kulmor, në moment kur bëhet historia për një shtet të jemi nënshkrues të deklaratës së pavarësisë”,  deklaroi Mujota në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai tha se krerët shtetërorë kanë qenë tërë kohën në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Mujota tha se një javë më herët ka qenë e saktë dita dhe ora e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Dy javë para se të vije dita e shpalljes së pavarësisë, ka qenë një punë intensive. Për një kohë është biseduar që nuk dihej saktë dita dhe ora e shpalljes së pavarësisë. Një javë më herët ka qenë e saktë dita dhe ora. Në datën 15 shkurt, ka qenë edhe një mbledhje e Këshillit të Sigurimit, e ftuar nga Serbia, e mbështetur nga Rusia, në mënyrë që mos të lejohet njohja e Pavarësisë së Kosovës. Por, Rusia në momentin e fundit është tërhequr, të paktën nuk ka dalë në kundërshtim të kësaj pune”, theksoi tutje Mujota në Tëvë1.

Sot në Prekaz kanë bërë homazhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Tërmet në Kosovë

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën