TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Do e ruajmë Republikën e Kosovës si më të vlefshmen që kemi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Do e ruajmë Republikën e Kosovës si më të vlefshmen që kemi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, është pika më e lartë e deritanishme e përpjekjes së Kosovës për shtetësi.

Në senacën solemne të Kuvendit, Konjufca shfrytëzoi rastin t’i falënderojë të gjithë ata që luftuan e kontribuuan për lirinë e popullit, derisa shtoi se do e ruajnë me çdo kusht Republikën e Kosovës si më të vlefshmen që kanë.

“Sot është ditë feste, dita e pavarësisë, shteti ynë i mbushi 15 vjet. Ky moment na bashkon të gjithëve, sepse është pika e lartë e deritanishme e përpjekjes tonë për shtetësi. Prandaj, së pari iu përkulemi atyre që dhanë më së shumti. Dëshmorëve tanë të pavdekshëm që nuk e kursyen as jetën e tyre për lirinë e popullit tonë. I kujtojmë e i nderojmë në këtë ditë të rëndësishme, martirët tanë të ndritur, që u flijuan ashtu që ne të tjerët të mund të jetojmë. Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, gratë e burrat që u dhunuan e u torturuan. Nuk i harrojmë e falënderojmë, së bashku të gjithë ata që mbajtën për lirinë tonë me mijëra vite burgje, ashtu që fëmijët tanë të rriten të lirë në tokën e atdheut tonë të çmuar. Por, mbi të gjitha u përkulemi popullit tonë për qëndresën e tij shekullore e cila na frymëzon çdo njërin nga ne. Do ta ruajmë Republikën tonë si më të vlefshmen që kemi, do ta zhvillojmë vendin tonë të përbashkuar rreth këtij qëllimi”, deklaroi Konjufca në Kuvend.

Njëherit, Konjufca shprehu mirënjohje edhe për miqtë e Kosovës që ndihmuan për pavarësinë dhe lirinë e popullit, raporton teve1.info.

“Gjithçka që arritëm nuk do të kishte qenë e mundshme pa ndihmën e tyre. Por, kur nuk do ta harrojmë gjenocidin që bëri Serbia mbi qytetarët tanë, mbi fëmijët e gratë, e pleqtë”, shtoi tutje Konjufca

Më tej, Konjufca tha se Kosova është një shtet i ri, mirëpo me rrënjë të moçme.

“Këto rrënjë na mbajnë të lidhur e të bashkuar fortë. Kështu ecëm për gjatë historisë e cila për popullin tonë ishte e mbushur me rreziqe, kthesa dhe udhëkryqe. Trungu ynë i lirisë u ujit me gjakun e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila zhvilloi luftë të drejtë dhe luftë mbrojtëse”.

Ndërkaq në përmbyllje të fjalimit, Konjufca uroi 17 shkurtin duke thënë rrnoftë Republika e Kosovës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën