TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama në 15-vjetorin e pavarësisë: Kjo është dita më e veçantë e vitit për popullin e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama në 15-vjetorin e pavarësisë: Kjo është dita më e veçantë e vitit për popullin e Kosovës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se kjo është dita më e veçantë e vitit për popullin e Kosovës.

Gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal, Rama theksoi se sot është një ditë e qëlluar për ta kujtuar edhe kontributin e jashtëzakonshëm të asaj kohe, Ibrahim Rugovës.

“Sot është dita më e veçantë e vitit për popullin e Kosovës, sepse festojmë përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, si shtet i pavarur. Të gjithë ne në ato kohëra i përballnim traumat e robërisë në të cilën u rritëm me shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen. Ne i përjetuam edhe dhimbjet e paraardhësve tanë, që gjithë jetën e shkuan nën sundimin jugosllav. Por, për dallim prej tyre, ne si brez ia dolëm ta jetësojmë ëndrrën shekullore dhe realitetin e saj. Pra, ta jetojmë Kosovën e lirë. E institucionalizuam përpjekjen tonë me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga doktor Ibrahim Rugova, u bë strumbullar i bashkësisë tonë dhe forca kryesore politike gjatë viteve të 90-ta, ku zyrtarisht ishim ende krahinat rome të Jugosllavisë. Prandaj, sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është një ditë e qëlluar për ta kujtuar edhe kontributin e jashtëzakontë të liderit tonë të kohëve më të vështira, doktor Ibrahim Rugovës, që me të drejtë brezat e rinj do ta njohin si presidenti historik i Kosovës”, deklaroi Rama para medieve.

Njëherit, Rama vlerësoi se për shumë vite, populli i Kosovës ka treguar rezistencë individuale e kolektive. E kjo sipas tij, është shprehur më së miri në fushën e arsimit, mjekësisë, në arte e sporte, përcjell teve1.info.

“Ja kemi hapur dyert njëri tjetrit duke krijuar shpirtin e përbashkësisë, shpresën për një të ardhme më të mirë, e kjo na është kthyer në pjesë të pandashme, të asaj që jemi sot. Në atë kohë të vështirë ne pulsonim si një, frymonim si një, ishim një! ”, tha tutje Rama.

Derisa sot, në Prekaz kanë bërë homazhe edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

​Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

DnV raporton 12 raste të fotografimit të votës – votim edhe me dokumente të skaduara

DnV raporton 12 raste të fotografimit të votës – votim edhe me dokumente të skaduara

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Dyshimet për ndikim, Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha intervistohen nga policia

Dyshimet për ndikim, Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha intervistohen nga policia

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën