TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtyhet gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kundërshton zgjatjen e procesit gjyqësor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Familjarët e deputetes së LDK-së thonë se foshnja u infektua me një virus në Gjinekologji

I paraparë të nisë më 1 mars, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u shtye për 3 prill.

Kjo pasi që salla e gjyqit në Hagë në muajin mars është e zënë me gjyqin e Pjetër Shalës, dhe palët u pajtuan me shtyrjen.

Pas kërkesës së trupit gjykues, Prokuroria në rastin e ish krerëve të UÇK-së, ka reduktuar numrin e dëshmitarëve në 312, por që sipas ZPS-së, ky numër mund të reduktohet edhe më tutje.

“Kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet, 100 dëshmitarë lidhur me strukturën e UÇK-së, 37 për elementet penale, derisa për sjelljen e të akuzuarve 68 dëshmitarë. Gjatë çështjes së Prokurorisë do të përmenden 42 vende krimi, në 17 komuna të ndryshme në lidhje me ndalimin arbitrar”, Matthew Howling, prokurori i Specializuar.

Megjithatë, gjyqtarët e rastit shprehën shqetësimin për 700 orët që ZPS-së iu duhen për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj, derisa kërkoi që palët të shmangen nga deklaratat politike.

“Trupi gjykues nënvizon rëndësinë e kufizimit të dëshmitarëve, provave të panevojshme dhe përsëritëse. Çdo përpjekje e ZPS-së për të qenë shteruese do të kalojë kufirin kohor që kemi caktuar për paraqitjen e provave”, tha Charles Smith, kryetari i Trupit Gjykues.

Lidhur me këtë, në konferencën përgatitore për gjykim, ekipet mbrojtëse bënë thirrje që trupi gjykues të shfrytëzoj diskrecionin që ka në kohëzgjatjen e procesit.

“Zgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe të drejtave të të akuzuarve Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vite nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”, tha Ben Emmerson,  avokat i Veselit.

“Për fat të keq ne duhet të jemi ata që duhet t’i tërheqim vëmendjen gjykatës çdo ditë. A ka hapësirë këtu që ju të ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për t’i thënë ZPS-së që koha për ta përfunduar këtë në fund të 2024-ës apo në 2025 është shumë kohë dhe ta shkurtoni këtë kohë? Unë besoj që ju e keni këtë diskrecion dhe të drejtën për ta bërë”, tha Gregory Kehoe,  avokat i Thaçit.

Ekipet mbrojtëse si temë diskutimi në Hagë, ngritën edhe materialet që ende po i publikon prokuroria, e që sipas mbrojtjes kjo po ua vështirëson përgatitjet për gjykim.

Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Paris FC insiston për Asllanin

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën