TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri-Beqa: Asociacioni me kompetenca ekzekutive bëhet një Zajednicë brenda Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri-Beqa: Asociacioni me kompetenca ekzekutive bëhet një Zajednicë brenda Kosovës

Politologia, Arta Tahiri-Beqa duke folur për dialogun me Serbinë tha se kompromis i dhimbshëm për Kosovën do të jetë nëse themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ajo tha se në atë rast brenda Kosovës do të bëhej një Zajednicë, si e quante Vetëvendosja Asociacionin në kohën kur kjo parti ishte në opozitë.

Madje Tahiri vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë format përfundimtar.

“Kompromis i dhimbshëm për Kosovën do të jetë nëse themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. Me të vërtetë do të bëhet një Zajednicë brenda Kosovës. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë një format përfundimtar. Mbase në këtë fazë do të jetë një lloj normalizimi. E para është se Kosova pothuajse është në prag të pranimit të saj në Këshillin e Përgjithshëm. Përfitim tjetër Kosova do të ketë nëse normalizon marrëdhëniet me Serbinë, pasi në këtë mënyrë mund t’i japin statusin kandidat për të qenë pjesë e BE-së. Do të ishte edhe një përfitim i mirë në qoftë se do i premtohej Kosovës anëtarësimi në NATO”, deklaroi Tahiri në emisionin “Ditari”.

Njëherit, Tahiri rekomandoi që të gjithë ata individë që janë të involvuar në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ta kenë primare që gjithçka të jetë e shkruar dhe ligjore.

Ndërkaq, e pyetur se çfarë letra të shkruara mund të priten nga presidenti i ShBA-së Joe Biden dhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në urimin e pavarësisë së Kosovës, Tahiri vlerësoi se sigurisht do të jenë deklarata pozitive.

“Fatmirësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi pasur gjithmonë mbështetje të hapur dhe në favor të Kosovës”, shtoi tutje ajo.

Po ashtu, Tahiri shtoi se Qeveria Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe institucionet e Kosovës, janë duke punuar vazhdimisht për t’i arritur qëllimet të cilat i kanë shpalosur gjatë fushatave të tyre zgjedhore./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën