Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur takim të mërkurën, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në këtë mbledhje është miratuar plani i punës për sesionin pranveror për vitin 2023.
“Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të drejtuar nga Ganimete Musliu, kryetare.
Në këtë mbledhje komsioni shqyrtoi dhe miratoi planin e punës për sesionin pranveror për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.