TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shala: Dialogu me Serbinë e pasqyron dështimin e Qeverisë Kurti në dy vjet qeverisje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shala: Dialogu me Serbinë e pasqyron dështimin e Qeverisë Kurti në dy vjet qeverisje

Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, në dyvjetorin fitores së Vetëvendosjes në Zgjedhjet Parlamentare vlerësoi se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti 2 procesi i dialogut vetëm ka degraduar dhe ka pasur rezultate vetëm me punë të këqija.

Po ashtu, Shala vlerësoi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq në aspektin e diplomacisë, derisa e cilësoi si një Qeveri arrogante dhe të padijshme.

“Aksioni ynë simbolik sot para ndërtesës së Qeverisë, e ka pasur për qëllim ta përçojë tek qytetari mesazhin që qe 2 vite qeverisje nga Qeveria Kurti, realisht kemi pasur një Qeveria e cila përnjëmend, nuk ia ka bërë vijë. E që nënkupton, nuk e ka bërë as edhe një punë. Kemi pasur premtime të mëdha në elektorat, ose me thënë më ndryshe, kjo Qeveri ka bërë vetëm punë të këqija. Sa i përket procesit të dialogut, është një proces që tashmë e kemi parë të gjithë që ka degraduar në pikën më të ulët. Kosova si ka pasur kurrë punët më keq se sa tash, e kjo në aspektin e diplomacisë. Krejt këto janë pasojë e njeh keq qeverisje, pasojë e një qeverie arrogante, të padijshme,  populiste dhe rrence”, deklaroi Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Njëherit, Shala tha se nuk kanë pasur fare pritshmëri që Qeveria Kurti do të qeverisë.

“Kjo saktë i shkon për fytyre partive populiste që kur vijnë në pushtet, ose keq qeverisin, ose japin dorëheqje”, shtoi tutje Shala.

I pyetur se çka e konsideron dështimin më të madh të kësaj Qeverie, Shala vlerësoi se dështimin e tyre e pasqyron më së miri dialogu i Kosovës me Serbinë.

“Për mua shumë të rëndësishme janë çështjet ekonomike, e për të cilat kam thënë që bash asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Spitalet e vendit janë pa barna esenciale, ikja e mjekëve”, theksoi tutje ai.

Madje sipas tij, Kurti tani po mundohet t’ua lë fajin ndërkombëtarëve sa i përket dialogut me Serbinë.

“Çështja e dialogut është gënjeshtër. E dyta, forma se si po mundohet tani Qeveria Kurti t’ua plasojë qytetarëve të vendit që dialogu nuk është faji i tyre, por është presion ndërkombëtar. Prandaj, nga kjo vijnë tri probleme. Në radhë të parë, nëse është e vërtetë duhet t’u kërkojnë falje paraardhësve, sepse më herët i ka akuzuar që nuk bën të bijnë në presion ndërkombëtar, tani Kurti duhet të tregojë nëse është i shantazhuar, ose më e keqja nga kjo, është duke gënjyer”, tha më tej ai.

Derisa sot PSD ka mbajtur një aksion simbolik, aktivistë të këtij subjekti kanë ngjyrosur me ngjyrë të verdhë objektin e Qeverisë së Kosovës, duke nënkuptuar që pushteti “nuk ia ka bërë vijë” për dy vjet qeverisje./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Emisioni “Ditari” 10.02.2026

Emisioni “Ditari” 10.02.2026

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën