Nga tërmeti prej 7.5 ballësh që ndodhi të hënën në Turqi e Siri, vdiqën mbi 25 mijë persona.
Kjo për shkak se shumë ndërtesa në zonat e prekura nga tërmeti u shkatërruan.
Por, sa janë të sigurta këto lloj ndërtesa në Kosovë?
Inxhineri i ndërtimtarisë, Burim Smajli thotë se Kosova nëse preket nga tërmetet mund të shkaktohen dëme në këto ndërtesa.
Kjo pasi thotë se në Kosovë ka mungesë të kontrolleve të Inspektoriatit si një ndër problemet që i karakterizon këto ndërtime.
Po ashtu, Smajli potencon se edhe mbindërtimet ndikojnë që këto ndërtesa të mos jenë të sigurta.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore për këto parregullsi bie edhe ndaj inxhinierëve të këtyre kompanive të ndërtimit.
Edhe qytetarët e intervistuar nga tëvë1 thonë se ndihen të pasigurt në këto ndërtime.
Kosova ishte prekur së fundmi nga një tërmet i cili kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 2019, por që nuk kishte shkaktuar dëme.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu.