TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga sektori privat thonë se ikje më të madhe të punëtorëve do të ketë në pranverë

Ikja e punëtorëve nga Kosova vazhdon të jetë problem aktual në vend, por një ikje të madhe të punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e sheh në fillim të pranverës. Ndërkaq nga Nga Oda e Infermierëve të Kosovës thonë se numri i infermierëve që kërkojnë licensë të nostrifikuar për të ikur jashtë shtetit vazhdon të jetë i lartë edhe gjatë këtij viti, ndryshe nga këto dy sektore në atë të Arsimit nuk ka numër të madh të ikjes së punëtorëve jashtë vendit.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga sektori privat thonë se ikje më të madhe të punëtorëve do të ketë në pranverë

Mungesa e fuqisë punëtore në vend ka filluar të vërehet dukshëm.

Paga e ulët, pasiguria në vendin e punës janë disa nga arsyet që punëtorët po largohen nga Kosova drejt vendeve evropiane.

Por një ikje të madhe të punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e sheh në fillim të pranverës.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi thekson se vetëm gjatë vitit 2020-2021 janë mbi 93 mijë punëtorë që kanë lënë vendin.

“Ikja e punëtorëve në përgjithësi është problemi më madhor në Kosovë, pasi që me fillimin e Pranverës shume projekte që janë të parapara të kryhen nga institucionet shtetërore por edhe kompanitë private ato jo që do të mbesin në gjysmë por nuk do të mund të realizohen as 25%, pasi që asnjë kompani nuk do të mundet të punojë më një kapacitet 25% për shkak të mungesës së punëtorëve pasi që kemi një ikjë të madhe, vetëm në vitin 2020-2021 sipas të dhënave janë mbi 93 mijë që kanë lëshu vendin e punës dhe kanë ik jashtë”, tha ai.

Megjithatë, ikja e punëtorëve nga vendi vazhdon të jetë problem aktual tash e sa vite edhe në sektorin e shëndetësisë.

Nga Oda e Infermierëve të Kosovës thonë se numri i infermierëve që kërkojnë licensë të nostrifikuar për të ikur jashtë shtetit vazhdon të jetë i lartë.

“Më tëpër është tash në Janarin e këtij viti, në vitin 2021 kanë qenë diku 140 infermierë që ne i kemi në evidencë, ata kërkojnë vërtetimin që të shkojnë jashtë qe kanë shkelje të kodit etik, ne vetëm këtu bazohemi sepse ky nr mund të jetë shumëfishë më i madh diku rreth 50%. Kurse krahasuar me 2021 është shtatëfish më i madh numri i infermierëve që kanë ik nga vendi. Derisa nga janari i këtij viti janë 45 infermierë që e kanë kërku licensë dhe me të vërtetë është shqetësuese”, deklaroi kryetari i OIK, Naser Rrustemi.

Por një kërkesë e njejtë nuk është edhe në sektorin e arsimit.

“Për momentin fatmirësisht nuk kemi ndonjë alarm se kemi ndonjë ikje me numër të madh ka individ, por është zhgënjimi që po i bënë të shkojnë, pra Ligji i Pagave është ai që i zhgënjeu sektorët tjerë por nuk janë të lumtur as në sektorin e arsimit”, u shpreh Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore që shumë të rinj dhe të reja po ikin nga vendi janë kushtet më të mira të punës dhe një pagë më e mirë për ta.

Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Gaxherri: Vjosa Osmani po kthehet në shtëpinë e vet në LDK,  besojmë në fitore

Gaxherri: Vjosa Osmani po kthehet në shtëpinë e vet në LDK, besojmë në fitore

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Info Nata”- 05.05.2026

“Info Nata”- 05.05.2026

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ejupi: Vjosa Osmani është shansi i fundit për LDK-në

Ejupi: Vjosa Osmani është shansi i fundit për LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën