Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se vetëm në fillim të vitit 2023 nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë larguar 16 pjesëtarë.
Ajo e ka quajtur këtë si “trend frikësues” dhe se duhet të reagohet menjëherë.
“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.