TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ua mundësojë kandidimin për zgjedhjet e 23 prillit edhe atyre partive politike që nuk kanë aplikuar herën e kaluar në zgjedhjet e dhjetorit në katër komunat veriore, të cilat u shtynë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se për këtë, institucioni që ai drejton ka përcaktuar afatin kohor prej dhjetë ditësh.

Fillimisht, Elezi ka sqaruar se për KQZ-në do të vlejnë kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, të cilët nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë.

“Gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 11 kandidatë të katër subjekteve politike për të garuar në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 63 kandidatë të tri subjekteve politike në zgjedhjet për dy kuvendet komunale. Sipas vendimit të KQZ-së, ky proces do të vlejë, pra subjektet politike do të mundet që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët tashmë të certifikuar, pa pasur nevojë për aplikim nga fillimi”, tha ai.

Më tej, Elezit ka treguar se procesit zgjedhor të 23 prillit mund t’i shtohen edhe parti të reja, pasi që KQZ-ja do pranojë edhe aplikimet e reja.

“Përveç procesit të konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikimet e reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet. Afati për këto subjekte politike që të paraqesin aplikimet e tyre do të zgjasë dhjetë ditë, pra do të zhvillohet nga 9 deri më 18 mars”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të komunave (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe për kuvende komunale (Zveçan dhe Leposaviq).

Hapi i parë në këtë drejtim, ka qenë miratimi i afateve të aktiviteteve zgjedhore dhe planit operacional./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën