TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi: Të shkarkohen Sinani e Kapiti, 50 mijë euro u dhanë për 5 vjersha

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Arifi: Të shkarkohen Sinani e Kapiti, 50 mijë euro u dhanë për 5 vjersha

Kryetari  i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se është keqpërdorur fondi i ndarë nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Ai ka kërkuar shkarkimin e këshiltares së kryeministrit, Ardita Sinanin dhe ambasadorin e Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapitin.

“Pres nga Qeveria Kurti dhe Albin Kurti i cili është paraqit qe 20 vite që është kundër hajnisë e korrupsionit, që të nxjerr konsekuenca të menjëhereshme në drejtim të asaj që të shkarkojë personat që kanë marrë pjesë në këtë zhvatje, ambasadori në Britani Ilir Kapiti dhe këshiltarja Ardita Sinani”, ka thënë ai në Ditari në Tëvë 1.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ta hetojë këtë çështje me prioritet.

“Po ashtu pres që të fillojnë hetimet për këtë zhvatje, sepse kjo zhvatje është e paprecedentë, flasim për 1.3 milionë euro që janë avullu nëpër xhepa të njerëzve të lidhur ngushtë me Ardita Sinanin dhe Shaip Kamberin. Kështu do të tregonte që Qeverisa e tij nuk është vetëm fjalë por edhe vepër. Për të cilën mua më shumë po më duket që është fjalë. Prokuroria Speciale duhet ta marrë me seriozitet të lartë, ta azhornojë me tempo të duhur këtë padi, duhet t’i marrë në pyetje të gjithë ata që janë paditur sepse ne dyshojmë që ka pas organizim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga Sinani, nga Ilir Kapiti dhe të tjerë të cilët janë pjesëmarrës”, ka shtuar ai.

Arifi ka thënë se nga ky fond janë dhënë 50 mijë euro për një artist që kishte recituar 5 poezi.

“Unë e kam paralajëmruar edhe kryeministrin e Qeverinë se si duhet të shkohet. Na kemi pasur propozim konkret të Fondit të Solidaritetit të cilët do t’i kishin shkuar qytetarëve të Preshevës e jo disa njerëzve të selektuar nga Albin Kurti. P.sh dikush i fitoi 50 mijë euro për me i recitu 5 vjersha, një pseudoartist. Tash e blen ni kerr të ri, një shpi të re”, ka shtuar ai.

Duke iu përgjigjur kryetarit të Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafit se një padi e tillë do të duhej të dorëzohej edhe në Beograd, ai është përgjigjur se nuk e njeh Beogradin sa ai.

“Me Beograd ai ka përvojë, une s’kam. Ata janë ekspertë në bashkëpunim me Beogradin, une s’jam. Unë nuk po luftoj për paratë e mia, këto janë paratë e shqiptarëve në Luginë. Une po luftoj që mos me leju me u zhvat në këtë formë. Ai, Shaipi, Ardita e din më mirë Beogradin. Unë jam që 8 vite në politikë ata që 25 vite”, ka shtuar Arifi.

Ndryshe sot Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar me pretendimet se ky këshill i ka keqpërdorur mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën